Netflix vijon të rritet ndërkombëtarisht

E publikuar: 19/10/2018 01:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me 6.96 milion abonentë të rinj të shtuar vetëm në tre muajt e fundit, Netflix edhe njëherë tjetër theu parashikimet e Wall Street.


Kompania tejkaloi objektivat e saj me gjysmë milion abonentë të rinj më shumë në SHBA dhe 1.5 milion ndërkombëtarisht.

Baza e përdoruesve të platformës ka arritur në 137.1 milion në 30 Shtator.


Me këto ritme dhe me investimet e shumta në përmbajtje, rezultatet e shumëpritura pozitive financiare do të mbërrinin vetëm pasi kompania të arrijë një bazë të konsiderueshme përdoruesish.

Për herë të parë kompania doli në tregun global në Janar të 2016-ës kur kishte vetëm 69 milion abonentë. /PCWorld Albanian