Nesër varroset pesëvjeçarja Blinera Sheqiri, që vuante nga kanceri

E publikuar: 06/08/2015 17:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blinera Sheqiri, ka vdekur në moshën pesëvjeçare. Ajo i ishte nënshtruar një operimi, që më pas ishte konstatuar se kishte qenë gabim. Kjo papërgjegjësi nuk merr fund këtu, meqë Ministria e Shëndetësisë dërgon të hollat gabimisht dhe në adresë ta paidentifikuar.
Indeksonline ka kontaktuar me familjarët e Blinerës. Axha i saj, Agim Sheqiri, ka treguar se trupi i pajetë i mbesës së tij do të sillet në Kosovë nesër për t’u varrosur, në Veternik të Prishtinës.

LEXO PO ASHTU: Beteja e 5-vjeçares me tumorin dhe sistemin shëndetësor (Video)

Ai ka treguar se ka qenë e pasuksesshme tentativa e tyre për ta shëruar, për shkak se në Kosovë ajo është trajtuar keq dhe u është thënë se nuk ka tumor.

Ai është lutur që kjo gjë të mos i ndodhë më asnjë fëmije, për shkak të neglizhencës së sistemit shëndetësor të Kosovës.