Nesër kuptohet kush do ta punojë shtatoren e Mandelës së Ballkanit

E publikuar: 18/07/2019 12:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në hyrje të kryeqytetit në pjesën në afërsi të Veternikut, do të vendoset shtatorja e veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Sot janë hapur ofertat për punimin e shtatores së Mandelës së Ballkanit, fitues i çmimit Saharov për Paqe.

Një komision vlerësues i përbërë nga pesë anëtarë do ta bëjnë përzgjedhjen e shtatores, që do të bëhet e ditur nesër.

Adem Demaçi mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të njeriut, që udhëhoqi rezistencën kombëtare të Kosovës, vdiq në moshën 82 vjeçare vitin që lamë pas.

Demaçi u arrestua tri herë nga regjimit komunist i atëhershëm jugosllav dhe kaloi 28 vjet burg. Në vitin 1991, ai u nderua me Çmimin Saharov të Parlamentit Europian për Lirinë e Mendimit dhe në vitin 2010 mori Urdhrin Hero i Kosovës. Ai ishte gjithashtu për një kohë ka qenë përfaqësues politikë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

Demaçi i cili studioi për letërsi, drejtësi dhe arsim, njihej si shkrimtar, sidomos me novelën e tij të titulluar “ Gjarpinjtë e gjakut “ të vitit 1958.

Pas luftës, Demaçi mori pjesë në politikë, ku mbajti disa poste në media dhe u përfshi më shumë në mbrojtjen e të drejtave të pakicave.