Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet MPB dhe IOM

27.05.2019 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Nënshkruhet Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet MPB dhe IOM

Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Organizatën Ndërkombëtare për Migracion në Kosovë (IOM), kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e menaxhimit të migracionit, me theks të veçantë “Kthimi të asistuar vullnetar në ri-integrim”(KAVR).

Ky Memorandum Mirëkuptimi u nënshkrua nga ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa dhe znj. Tajma Kurt, shefe e Misionit të IOM në Kosovë.

Me këtë rast, u tha se ky memorandum i bashkëpunimit është shënjues i një bashkëpunimi të frytshëm, shumëvjeçar, ndërmjet MPB-së dhe IOM-it dhe partneritetit në fushën e menaxhimit të migracionit.

Kthimi i asistuar vullnetar dhe ri-integrimi është program i cili promovon dhe përqendrohet në ofrimin e asistencës migrantëve për tu kthyer vullnetarisht në vendin e origjinës dhe si i tillë, ai paraqet një ndër iniciativat dhe objektivat kryesore të IOM për përkrahje dhe zhvillim të sistemit të migracionit të fokusuar në mbrojtje të të drejtave të migrantëve dhe kthimin e tyre të dinjitetshëm në vendin e origjinës.

Në kuadër të kësaj iniciative është përfshirë edhe një nen mbi KAVR në Ligjin për të Huajt dhe një kapitull në Udhëzimin administrativ për kthimin e të huajve me qëndrim të paligjshëm në Republikën e Kosovës.

Kësisoj, migrantët që qëndrojnë në Kosovë dhe dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre të origjinës, tani mund të përfitojnë nga Programi i IOM-it që përfshinë këshillimin para nisjes, asistencë shëndetësore, asistencë për pajisje me dokumente relevante të udhëtimit, biletave të aeroplanit, përcjelljeje gjatë udhëtimi dhe në vendet e transitit, pritje dhe transport deri në vendin e destinacionit, akomodim si dhe përkrahje për ri-integrim të qëndrueshëm në vendin e origjinës për raste ku kjo është e nevojshme.

Kjo iniciativë është marrë në vazhdën e shumë iniciativave tjera të ndërmarra nga zyra e IOM-it në Kosovë në kuadër të projektit “Mbështetja Rajonale për Menaxhimin sensitiv të Migracionit me fokus tek mbrojtja në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” (projekt i cili implementohet në bashkëpunim më Frontex, EASO dhe UNCHR), që ndër të tjera vlen të përmenden edhe zgjerimi i bazës ekzistuese të të dhënave për MPB/DSHAM me modul të ri statistikor i cili do te ndihmojë në prodhimin e raporteve periodike në përputhje me standardet e EuroStatit, mbi Popullatën dhe Migracionin, Lejet e Qëndrimit dhe Azilin, pajisje dhe trajnime për shfrytëzimin e Platformës rajonale online për shfrytëzimin e shërbimeve të përkthimit  për gjuhët e rralla të përdorura nga migrantët, përkrahje në hartimin e Strategjisë Nacionale të Migracionit 2019-2013, printimin e ligjeve dhe materialeve promovuese relevante./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zaev kritikohet për marrjen e drejtimit të Ministrisë së Financave

Zaev kritikohet për marrjen e drejtimit të Ministrisë së Financave

Socialdemokratët e Austrisë: Pa u hequr taksa, s’ka zgjidhje për problemin Kosovë-Serbi

Socialdemokratët e Austrisë: Pa u hequr taksa, s’ka zgjidhje për problemin Kosovë-Serbi

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Haradinaj: Krenar me luftën dhe përkushtimin e Akil Gjakovës

Gjenocidi, fjala e mohuar

Gjenocidi, fjala e mohuar

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Për një vit u arrestuan 784 të mitur

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

Deputeti i AAK-së: Po përgatiten komisionet për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

11 të vdekur në bregdetin shqiptar gjatë kësaj vere

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qindra miliona euro shpenzime më shumë për mëditje, mallra e shërbime

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Qeveria “harron” premtimet për “Shkupin 2014”

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Byrnes inkurajon Maqedonine e V. në luftimin e korrupsionit

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

Së shpejti, Kosova me listë finale të organizatave terroriste

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

DASH mbi të bërit biznes në Kosovë, korrupsioni pengesë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Haradinaj: Qeveria do t’i qëndrojë pranë fermerëve dhe bujqve tanë

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Veseli: Askush s’ka të drejtë të manipulojë me statutin e luftëtarit të UÇK-së

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Tahiri: Qasja në drejtësi imperativ i patjetërsueshëm, së shpejti nis rekrutimi i noterëve

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”

Ambasada e Turqisë në Beograd përmirëson gabimin, heq referimin “Kosovë e Metohi”