Nënkryetarja e LVV-së: Nuk kemi shtet për ankand publik

E publikuar: 22/06/2020 11:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka deklaruar se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme.

Ajo ka thënë se edhe dyshuesi i fundit e ka të qartë se vota për Vetëvendosjen është garancë për një shtet sovran dhe demokratik.

“Zgjedhjet janë zgjidhja, dhe se vetëm vota për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është garancë për një shtet sovran dhe demokratik, shtet ku sundon drejtësia dhe barazia! Nuk kemi shtet për ankand publik”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku në rrjetin e saj social Facebook.