Nëna dhe binjaket gjenden të vdekura në shtëpi, kurse babai i varur në afërsi

E publikuar: 14/05/2015 00:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është gjetur i varur afër një pusete, babai i dy binjakeve të vdekura në shtëpi, së bashku me nënën e tyre.

Policët në Londër besojnë se e kanë gjetur vrasësin e mundshëm, të gruas që besohet të jetë 37-vjeçare dhe dy adoleshenteve që ishin 13-vjeçare.

“Mendojmë se e kemi gjetur vrasësin e familjarëve, të cilat nuk kanë shenja dhune në trup”, thuhet në raportin e Policisë, lidhur me vrasjen e dyshimtë, transmeton Telegrafi.

“Kanë filluar të bëhen ekzaminimet e të vdekurave dhe mendojmë se ishte helmi që i shtyu drejt vdekjes”, vazhdon raporti i policisë.

Nuk dihen shkaqet e kësaj tragjedie familjare, që dyshohet të jetë bërë nga kryefamiljari.