Në shpirtin e Flori Mumajesit..?! (Video)

E publikuar: 28/06/2017 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Si mund të mendohej një verë pa Flori Mumajesin?

Producenti i njohur ka publikuar para pak minutash projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me reperin Elinel.
Ndryshe nga herët e tjera, kur në sezonin e nxehtë Mumajesi vinte me këngë ritmike, me të cilat çmendeshim në klube e në festa të ndryshme, këtë herë ai ka krijuar një këngë të ndjerë dashurie. “Në shpirt” është kënga me të cilën Flori dhe Elinel kanë surprizuar fansat e tyre. Këngë e qetë, me një tekst domethënës dhe mbi të gjitha…një këngë për t’u dëgjuar vetëm.
Dëgjim të mbarë! /Blitz/