Në Rusi, përveç Eres, në finalen e Kampionatit performon edhe këngëtarja e njohur shqiptare

E publikuar: 12/07/2018 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më datë 13, 14 dhe 15 Korrik këngëtarja Arilena Ara do të jetë në Rusi për të performuar.
Në faqen e FIFA-s ku është publikuar tabela e programit shihet emri këngëtares Arilena Ara e cila do të këndojë para një numri të madh të të pranishmëve, shkruan lajmi.net
Duke qenë se ajo këndon 3 ditë rresht atje më datë 13 në një festival në Bellorusi, më datë 14 do të jetë pjesë e organizimit ku dy përfaqësueset, ajo e Anglisë dhe e Belgjikës do të ndeshen për vendin e tretë.

Poashtu Arilena do të performojë edhe më datë 15 ku luhet për Kupën e Botës ndërmjet përfaqësueseve Francë- Kroaci por nuk dihet nëse do të performojë në të njëjtën skenë me Era Istrefin.
E lumtur që do të jetë atje është shprehur edhe vetë Arilena e cila lajmin e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.