Në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, aksident i rënd lëndohen katër persona

E publikuar: 09/12/2019 19:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aksident trafiku sot ka ndodhur, rreth orës 16:30 në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, afër fshatit Kçiq.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar katër persona.

Këtë aksident e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë lëndime kanë pësuar katër persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.
Ai po ashtu ka shtuar se rrethanat nga vendi i ngjarjes tregojnë se shkaktar ishte mosmbajtja e distancës ndërmjet veturave që u përfshinë në këtë aksident.