Në rritje numri i rasteve me koronavirus në Korenë e Jugut

21.02.2020 09:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Në rritje numri i rasteve me koronavirus në Korenë e Jugut

Koreja e Jugut i rriti masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, pasi numri i rasteve të prekura u rrit ndjeshëm për të dytën ditë me radhë.

Kryeministri Chung Sye-kyun e cilësoi situatën si “emergjente”.

Dy qytetet jugore Daegu dhe Ceongdo u shpallën “zona të kujdesit special”.

Ushtria po ashtu u izolua, pasi disa pjesëtarë të saj dolën pozitivë.

Të premten, Koreja e Jugut raportoi për 52 raste të reja, ndërsa të enjten për 53.

Ky vend, në total, ka 156 raste me koronavirus, që e bën atë zonën më të prekur jashtë Kinës.

Koronavirusi, që është një familje e gjerë virusesh, mendohet se e ka origjinën në provincën Hubei të Kinës.

Rastet e para atje janë shfaqur në muajin dhjetor.

Koronavirusi shkakton simptome të ngjashme me pneumoninë.

Shifrat e fundit nga Kina tregojnë për 2,236 njerëz të vdekur dhe mbi 75,000 të infektuar.

Koronavirusi është përhapur edhe në pjesën tjetër të Azisë, Evropë, SHBA dhe Afrikë./rel

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Thaçi mesazh të ashpër BE’së: S’e takoj Lajcakun nëse vjen me qëndrim mosnjohës ndaj Kosovës

Ambasadori italian mirëpret heqjen e taksës: Dialogu duhet të fillojë sa më shpejt

90 vjeçarja vdes pasi refuzon ventiluesin: Kam pasur një jetë të mirë, jepja këtë më të rinjve

Hasani: Thaçi duhet t’i shkruajë VV’së për qeverinë e re

Haziri: Heqja e taksës u bë pa u koordinuar me Amerikën, veprimi i sotëm do të ketë prapë pasoja

Rama falënderon Vuçiqin për lejimin e kalimit të kamionëve nga Kosova drejt Serbisë, së bashku do të fitojmë luftë

LAJMI I FUNDIT: 13 raste të reja me koronavirus

Pacientja me koronavirus në QKUK në gjendje të rëndë, mjekët s’e dinë se si është infektuar

Haradinaj: Njerëzit rreth Kurtit po e ndërtojnë një Maduro nga ai

Hoxhaj: Reciprociteti gjysmak dhe fiktiv i bën dëm Kosovës dhe Serbinë e bën të duket viktimë

Koronavirusi, Rama: Eksportet e prodhimeve bujqësore sërish në rritje

Komuna e Drenasit kërkon furnizim me mjete dhe pajisje mjekësore

​Pas Anton Qunit edhe Xhafer Tahiri e mbështet Vjosa Osmanin

​Identifikohet personi që dërgoi mesazhin e rremë për koronavirus

Turkmenistani ndalon fjalën “koronavirus” dhe kërcënon të arrestojë këdo që mban maskë fytyre

Ahmeti: Kosova e hoqi taksën 100 për qind, Serbia po i mban të bllokuar në kufi kamionët nga Kosova