Në Prizren shitet pica ‘Rita Ora’

E publikuar: 19/02/2018 10:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetë pronari është fans i flaktë i këngëtares shqiptare.

“Ishim me një shok duke pirë kafe edhe i pamë disa foto të Rita Orës tu hongër pica edhe vendosëm me ia lënë emrin Rita Ora. Edhe jam fans i saj”, tha ai.
Edhe këngët që dëgjohen aty janë të Rita Orës.

Ai nuk e pyeti Ritën kur e hapi restorantin në emrin e saj mirëpo e fton atë të vijë e të shijëjë picën që shërbehet në pesë ditë të javës.

‘Është pica Rita Ora, është picë e shtëpisë e cila porositet më së shumti”, theksoi ai.
Thekson se shpesh ka njerëz që hynë në restorant vetëm për shkak të emrit.