Në Prishtinë qiradhënësi rrah klienten e tij

E publikuar: 29/01/2016 11:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një femër është sulmuar nga pronari i banesës ku ajo jetonte me qira.

Rasti lajmërohet të ketë ndodhur dje në mbrëmje në Prishtinë, ku pronari e ka sulmuar fizikisht dhe e ka larguar nga banesa një femër që ishte duke banuar aty.

Sipas Policisë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësorë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.