Në nderim të Astrit Deharit Komuna e Prishtinës do t’i ndalë punët me palë për pesë minuta

E publikuar: 05/11/2019 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në orën 14:00 Komuna e Prishtinës do t’i ndalë gjitha shërbimet me palë për pesë minuta.

Ky veprim bëhet në shenjë kujtimi për Astrit Deharin.

Në këtë mënyrë ky institucion në të cilin ka punuar edhe i ndjeri Dehari, proteston për moszbardhjen e rastit të tij.
Njoftimi i plotë:

Në shenjë kujtimi për Astrit Deharin dhe në shenjë proteste për moszbardhjen e rastit të tij, Komuna e Prishtinës në mënyrë simbolike do t’i ndalë të gjitha shërbimet me palë për pesë minuta, prej orës 14:00.

Këto pesë minuta do të jenë minuta të shprehjes së respektit e kujtimit për kolegun tonë Astrit Dehari.

Gjithashtu, le të jetë kjo edhe porosi se jeta në Republikën e Kosovës nuk mund të vazhdojë normalisht, pa u zbardhur në tërësi rasti Dehari.