Në MPB u mbajt takimi i radhës i Këshillit Shtetëror për Siguri Kibernetike

E publikuar: 23/01/2020 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike i Kosovës, ka mbajtur sot takimin e parë të rregullt për vitin 2020.

Ky takim i mbajtur në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u hap nga zëvendësministri në detyrë i MPB-së, Selami Shkodra, njëherësh Koordinator Kombëtar i Strategjisë Shtetërore për Siguri Kibernetike.

Gjatë këtij takimi, të gjithë anëtarët e Këshillit raportuan për nivelin e sigurisë kibernetike gjatë vitit të kaluar si dhe aktivitetet dhe masat që janë marrë lidhur me këtë çështje.

Zëvendësministri në detyrë Shkodra inkurajoi pjesëmarrësit që të vazhdohet më tutje me aktivitetet e tilla, pasi që ngritja e sigurisë kibernetike në gjitha institucionet publike është e domosdoshme.