Në karantinë së bashku! Konfirmohet lidhja mes futbollistit dhe modeles Oriola Marashi?

E publikuar: 15/04/2020 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prej një kohë të gjatë tashmë përflitet për një romancë midis futbollistit Eros Grezda dhe modeles Oriola Marashi, por askush prej tyre nuk e ka pohuar këtë fakt.

Së fundmi, Oriola shihet duke e përgatitur një torte të vogël për ditëlindjen e Grezdës. Oriola ka vendosur ta përgatisë ajo vetë dhe nuk ka hezituar ta postojë në rrjete sociale.

Po ashtu, edhe këto ditë në karantinë Oriola ka vendosur t’i kalojë pranë Erosit, në Kroaci. Me sa duket, dyshja po jeton ditët më të bukura dhe me siguri shumë shpejt do të konfirmohet gjithçka mes tyre.