Në cilin aksion kundër forcave serbe morën pjesë Rexhep Selimi e Adem Jashari (VIDEO)

E publikuar: 04/03/2016 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëri: A mund të na e kujtoni një moment të mirë apo të keq me Adem Jasharin?

Selimi: Nuk kam momente të hidhura me Adem Jasharin. Kam gjithë momente të mira, momente pune, momente vlugu, momente ku si të thuash kemi pasur sfida ku kemi qenë të sfiduar, kemi qenë para zgjidhjeve shumë të rëndësishme dhe i kemi bërë ato zgjidhje. Unë dhe të gjithë bashkëluftëtarët që kemi qenë afër Adem Jasharit kemi qenë bashkëluftëtarë të cilët kemi vepruar në rrethana shumë të vështira dhe ia kemi arritur që bashkë t’i bashkojmë pushkët dhe ta tronditim Serbinë. Një ilustrim tjetër për ata që thonë se Adem jashari nuk ka dashur të kryej aksione në Drenicë po ua rikujtoj se pikërisht vetë Adem Jashari ka kryer aksione në Drenicë në vitin 1996-1997, pra aksionet ndër kryesoret që janë kryer në Drenicë duke përfshirë edhe në Drenas edhe në Runikë, e duke përfshirë edhe në shumë vende, ka qenë vetë Adem Jashari që ka kryer aksione. Madje me Adem Jsharin unë vetë kam qenë disa herë në aksione dy prej tyre janë në aksionin e kundër një patrulle të Policisë në Shipol të Mitrovicës ku kemi pasur goxha sukses të mirë, kemi pasur aksione të përbashkëta edhe në vendet tjera, por sido qoftë kemi qenë të ballafaquar me forcat serbe edhe në ditën kritike ku flitet, ku jo rrallë herë flitet për njëfarë libri, ku flitet gjoja për njëfarë konflikti mes meje dhe Adem Jasharit. Ka ndodhur pikërisht e kundërta, ne kemi rezistuar kundër forcave serbe në Polac të Skenderajt, ku kemi rënë në pritë dhe e kemi mbijetuar këtë pritë si të thuash e kemi shpërthyer këtë pritë në tentim për t’i tërhequr të plagosurit e Qerezit e Likoshanit, që kanë qenë tre shokë tanë të plagosur në mesin e tyre ka qenë edhe Musa Jashari, Sabit Geci, Sabit Lladrovci, kështu që ka pasur veprimtari. Ky ka qenë aksioni im i fundit me Adem Jasharin që i bie diku rreth një javë para se me ra Adem Jashari. /Zëri/