Në brendësi të një prej minierave më të mëdha në botë të Bitcoin

E publikuar: 10/07/2018 03:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një prej minierave më të mëdha në botë të bitcoin lokalizohet në parkun industrial SanShangLiang në hyrje të qytetit Ordos në Mongolinë e Brendshme, një rajon autonom pjesë e Kinës.

Miniera është 650 km larg nga kryeqyteti Pekin dhe 55 km nga qyteti i Baotou.

Minera është ngjitur me një autostradë dhe qëndron në mesin e disa fabrikave të braktisura të cilat janë viktima të një boomi që pati zona në nxjerrjen e qymyrit vite më parë.

Ajo përket Bitmain, një kompania kineze e cila gjithashtu merret me prodhimin e “makinerive” të cilat prodhojnë bitcoin-ët dhe mundësojnë transaksionet.

50 punonjës të kompanisë, shumica e tyre lokalë, kujdesen për 25,000 makineritë të cilat realizojnë 24 orë në ditë llogaritje.

Një prej ndërtesave i dedikohet prodhimit të litecoin. Stafi jeton në këto fabrika të cilat kanë konvikte, zyra, kantina dhe një qendër riparimi. Gjithashtu në dispozicion të tyre janë edhe disa hapësira zbavitjeje.

Prodhimi i Bitcoin kërkon sasi të mëdha elektricitetit dhe për këtë arsye kompanitë me këtë aktivitet kërkojnë zona ku energjia është me kosto të ulët.

Miniera e Ordos u ndërtua në 2014-ën dhe është më e vjetra në Kinë. Ajo u ble nga Bitmain në 2015-ën. Çdo ditë aty konsumohet 39,000 dollar energji elektrike.

Bitmain operon edhe miniera të tjera në Kinë si në rajonet malore Yunnan në jug të vendit dhe rajonin Xinjinang në Perendim.

Pavarësisht kostove, minierat e bitcoin janë një industri mjaft fitimprurëse. Me një vlerë bitcoin prej 4,000 dollarësh, minerat konkurrojnë çdo ditë për 7 milion dollar.

Sa më e lartë fuqia kompjuterike, aq më të larta shanset për të fituar një pjesë të atyre milionave. Miniera e Ordos zë 4% të fuqisë pëpunuese në rrjetin bitcoin, një sesa e madhe për një fabrikë të vetme. /CryptoWorld.al