Në 24 orët e fundit ngritën 44 aktakuza ndaj 60 personave

E publikuar: 04/07/2019 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 44 aktakuza, kundër 60 personave, për vepra të ndryshme penale

Po ashtu me dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, me dyshimin se kanë kryer vepra penale. Gjithashtu, janë paraqitur dymbëdhjetë (12) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj trembëdhjetë (13) personave, si dhe është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Kanosja”, “Dhunë në familje” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”, “Sulmi”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Mashtrimi”, “Kanosja”, “Dhunë në familje” dhe ‘’Vrasje në tentativë’’. Gjithashtu, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Rrezikim i trafikut publik”, “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” dhe ‘’Vrasja”. Gjithashtu, janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave, për shkak të veprave penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu kjo prokurori, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprave penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’. Gjithashtu, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe ‘’Kontrabandimi i mallrave’’, si dhe janë ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale” Vjedhje e rëndë”, “Sulmi”, “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”, “Lëndim i lehtë trupor”, “Dëmtimi apo asgjësimi i pasurisë“. Gjithashtu, nga Departamenti Përgjithshëm është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, lidhur me veprën penale “ Dhuna në familje”. Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Vjedhje e rëndë”, “Falsifikim i dokumentit publik” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.