Ndodh edhe kjo! Kryetati i Drenasit nga PDK e uron zv/ministrin e Arsimit të Vetëvendosjes

E publikuar: 13/02/2020 17:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas ankesave nga deputetët që vinë nga rajoni i Drenicës dhe Deçanit, se në Qeverinë e tashme që drejtohet nga Albin Kurti, nuk ka as një ministër nga këto rajone.

Kryeministri Kurti, si duket e ka marr seriozisht këtë kritikë, pasiçë sot ai ka emëruar Jusuf Thaçin zëvendësministër të Arsimit.

E kjo nuk i ka ikur bashkë vendasit të Thaçit, Ramiz Lladrovci kryetar i Komunës së Drenasit e ka uruar në pozitën e ri, raporton Infosot.

“Përgëzime z. Jusuf Thaçi, për pozitën Tuaj të re, zëvendës ministër në Ministri të Arsimit. Uroj që të dilni faqebardhë!”, shkruan Lladrovci