Ndjekësit e Elon Musk në Twitter pre e një skeme mashtrimi me monedha kriptografike

E publikuar: 07/03/2018 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndjekësit e Elon Musk janë vënë në shënjestër të një mashtrimi me monedha kriptografike.

Mashtruesit shfaqen si personazhe me famë në Twitter dhe premtojnë ofrimin falas të Bitcoin dhe Ether për fansat e tyre.

Ata u kërkojnë njerëzve të dërgojnë një shumë të vogël në monedha kriptografike për tu bërë pjesë e “një loje shpërblyese.”

Twitter ende nuk ka fshirë llogarinë e rremë të Elon Musk.

Si funksionon kjo skemë mashtruese?

Mashtruesit prezantohen si personalitete të shquara në Twitter duke kopjuar fotot e tyre të profilit dhe zgjedhur emra të ngjashëm.

Më pas publikojnë replika në cicërima popullore publikuar nga vetë personazhet e famshme.

Ata u kërkojnë njerëzve të dërgojnë sasi të vogla në monedha kriptografike me premtimin se do tu dërgojnë një shumë të madhe.

Kjo skemë është bindëse sepse duket sikur personazhet kanë publikuar replika ndaj cicërimave të tyre.

Të Enjten një llogari e rremë e Elon Musk me emrin e përdoruesit @elonmuskik publikoi një cicërimë duke premtuar të dhurojë 3,000 ether me vlerë mbi 2 milion dollarë. /PCWorld Albanian