Ndeshje e “çmendur” në Europa League

E publikuar: 26/02/2016 18:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Europa League tërhoqi shortin e fazës eliminatore të garës. Dhe, dueli mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit po konsiderohet si ballafaqimi më i fortë.

Liverpool – Manchester United, të gjithë po pajtohen se ky është dueli më i fuqishëm i shortit që u tërhoq sot në Europa League.

Duelet do të zhvillohen më 10 dhe 17 mars, raportojnë mediat britanike, përcjell “Lajmi.net”.

Dy rivalët nga Premierliga do ta ringjallin rivalitetin e tyre në garën e dytë – për nga rëndësia – evropiane.

Fituesi i Europa League kualifikohet direkt për në fazën e grupeve të edicionit të ardhshëm të Ligës së Kampionëve.