Ndeshja e futbollit ndërpritet, stadiumi “pushtohet” nga bletët – shtrihen në tokë për të shpëtuar (Foto/Video)

E publikuar: 12/06/2018 06:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është momenti i pazakontë, kur një tufë bletësh futet në fushë dhe detyrojnë futbollistët ta ndërpresin lojën dhe të shtrihen në tokë.

22 lojtarët dhe referët u gjunjëzuan dhe më pas u shtrinë në tokë, duke mbajtur duart pas koke, derisa mijëra bletë “pushtuan” stadiumin, transmeton Telegrafi.

“Ky pushtim” bizar ka ndodhur të stadiumin e nikoqirit Portoviejos, që luanin kundër Manta në Portoviejo të Ekuadorit.

Ndeshja është ndërprerë për më shumë se pesë minuta, për fat të mirë askush nuk është lënduar dhe ndeshja është vazhduar sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Komentatori i ndeshjes fillimisht nuk ishte në dijeni se çfarë po ndodhte, pasi dëgjohet duke thënë, “një, dy, tre futbollistë janë shtrirë në tokë”. /Telegrafi/