Ndërron jetë aktori John Heard

E publikuar: 22/07/2017 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

John Heard, i njohur më së shumti për rolin e Peter McCallister – babai i Kevinit në filmin “Home Alone”, ka vdekur në moshën 72-vjeçare.

Aktori u gjet i vdekur të premten në dhomën e hotelit në Palo Alto të Kalifornisë, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet u thirrën për një emergjencë mjekësore nga një shërbëtore, por ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Shkaku i vdekjes ende nuk dihet, por thuhet se kishte disa operacione më parë gjatë javës dhe po shërohej në hotel.