Ndërprerje emergjente e rrymës në këtë vend të Kosovës

E publikuar: 02/08/2018 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

KEDS-i njofton se do të ketë ndërprerje emergjente të energjisë në Ferizaj, për shkak të defektit në trafofushën 35kV.
Njoftimi i plotë:

KEDS njofton se sot,02.08.2018 nga ora 15:00 -17:00 do të ketë ndërprerje emergjente të LP 35kV Ferizaj II nga NS 110/35/10kV Bibaj.

Gjatë kësaj kohe pa energji elektrike do të jenë: Ferizaj (një pjesë), Talinovci i Muhaxherëve, Sazlia, Papazi, Pojata, Rahovica, Softaj, Fusha e Madhe,

rr.”Prizrenit”, Saraishta, Lloshkobare, Llojza, Kosinë, Slivova, Dremjaku dhe bizniset private,

rr.”G.Terbeshi”,Talinovci i Jerlive, Muhovci, Prelezi i Jerlive dhe i Muhagjerëve dhe Bizniset private,

Policia, Prokuroria, Viva Fresh, ETC, ndërtesa e TMK,

Kazerma, Mineksi, FSK TS i ri, IRK-ja, Fitorja dhe Fabrika e Bukës, Fabrika e gypave, rr. Nerodimes, Ujëvara, Frigoriferi dhe barakat.

Arsyeja e ndërprerjes: Defekti në trafofushën 35kV.