Napoli kontakton Benitezin, në listë edhe tre trajnerë tjerë

E publikuar: 01/05/2018 08:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta napolitane Il Mattino raporton se Napoli ka kontaktuar menaxherin e Newcastle Unitedit, Rafa Benitez, për një rikthim në klubin italian.

Bisedimet e kontratës me trajnerin Maurizio Sarri janë shtyrë deri në fund të sezonit dhe po rritet frika se ish-bankieri do të largohet këtë verë nga San Paolo.

Pas humbjes së djeshme në Fiorentinë, Napoli është katër pikë prapa Juventusit me tre ndeshje për të luajtur, dhe disa kanë sugjeruar se ky mund të jetë fundi i një cikli për Sarrin.

Sipas gazetës Il Mattino, Presidenti Aurelio De Laurentiis tashmë po shqyrton alternativat, me Marco Giampaolon në krye të listës së ngushtë për trajnerin e ri.

Simone Inzaghi i Lazios është gjithashtu në listën e dëshirave, ndërsa Unai Emery do të jetë një agjent i lirë kur të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit dhe mund të shqyrtohet.

Simone Inzaghi (Getty Images)

Unai Emery (Getty Images)

Përveç kësaj, gazeta njofton se De Laurentiis e thirri ish-trajnerin Rafa Benitez, i cili u largua në vitin 2015 për t’u bashkuar me Real Madridin.

Benitez, Higuain dhe Albiol (Getty Images)

Spanjoll është aktualisht në Newcastle, dhe është ndier jashtëzakonisht i befasuar pas marrjes së thirrjes dhe thuhet se nuk ka thënë jo për një kthim në Napoli, por ai gjithashtu nuk ka thënë po, pas çështjeve që ai kishte kur u largua.

Trajneri spanjoll u ankua për mungesën e një qendre sportive, strukturën e klubit dhe çështje të tjera.

Megjithatë, De Laurentiis e konsideron Benitezin si njeri që hapi ciklin aktual, duke sjellë Jose Callejon, Raul Albiol, Pepe Reina dhe Gonzalo Higuain, pasi sipas tij vetëm nëpërmjet kontakteve spanjolle të Benitezit, Napoli ishte në gjendje të merrte lojtarë të tillë. /Telegrafi/