Nainggolan: Jemi të lumtur, askush nuk besonte tek ne

E publikuar: 06/12/2017 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Radja Nainggolan ka thënë se Roma është duke e shijuara kalimin në fazën e eliminimin direkt, pasi askush nuk besonte tek ta.

Roma fitoi me rezultat 1-0 për ta mbyllur në krye grupin, mbi Chelsean dhe Atletico Madridin që mbeti jashtë garës.

Barcelona dhe Paris Saint-Germain, nuk do të jenë kundërshtarë të romakëve në fazën tjetër.

“Është një rezultat i mirë pas një mbrëmje të vështirë, pasi Qarabag di të mbrohet shumë mirë, por ne treguam pjekuri dhe morëm atë që deshëm”.

“Kualifikimi është i merituar. Kishim probleme në disa ndeshje, por askush nuk do të besonte që ne do të kalimin, e sidomos jo në krye të grupit, kjo të jep kënaqësi”.

“Kur je në pozitë që mund ta arrish kualifikimin je i motivuar”.

“Jemi të lumtur, shorti do të jetë interesant, por do të jetë kënaqësi që jemi në 16 më të mirët”.

“Kemi humbur disa lojtarë të rëndësishëm dhe askush nuk e priste që të luajmë mirë në Evropë dhe Serie A”, ka thënë Nainggolan. /Telegrafi/