Nadal tërhiqet nga turneu në Cincinnati

E publikuar: 13/08/2018 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rafael Nadal është tërhequr nga gara në Cincinnati Masters pas triumfit në Rogers Cup.

Tenisti numër një në botë, të dielën e mposhti Stefanos Tsitsipasin për ta fituar garën në Toronto.

Rafael Nadal (Foto: Getty Images)

32-vjeçari ka thënë se arsyeja e tërheqjes është dëshira për ta ruajtur fizikun e tij.

“Nuk ka arsye tjetër, pos kujdesi ndaj trupit tim dhe përpjekja për të qëndruar i shëndetshëm, ashtu si ndihet tani”, ka deklaruar Nadal.

Ai pritet të jetë i gatshëm për US Open, Grand Slamin final të vitit, që fillon më 27 gusht.

Rafael Nadal (Foto: Getty Images)

Pas tërheqjes së spanjollit, Roger Federer mbetet favoriti kryesor për ta fituar turneun në Cincinnati.

Zvicerani, i cili numëron 20 tituj Grand Slam, nuk u paraqit në Rogers Cup, si pjesë e strategjisë për ta zgjatur karrierën.

Nga ana tjetër, britaniku Andy Murray do ta nisë sot (e hënë) garën në Cincinnati kundër francezit Lucas Pouille, ndërsa në aksion janë edhe Stan Wawrinka dhe Novak Djokovic. /Telegrafi/