Mustafa: Jam në koalicion me rivalin më të madh të LDK-së

E publikuar: 09/02/2016 12:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Jam në koalicion me rivalin më të madh të LDK-së”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa duke iu referuar partnerit të koalicionit Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai këto komente i bëri në tryezën që po mbahet me përfaqësues të mediave dhe të shoqërisë civile ku po diskutohet për zhvillimiet aktuale në vend.

Sipas Mustafës, askush s`mund që t`i ndajë njerëzit në tradhtarë e patriotë.

“Kemi detyrime ndaj pakicave dhe këtë e kërkojnë aleatët tanë”.

“Dhuna e rrezikon Kosovën si dhe inkurajon rivalët e shtetit tonë”, tha shefi i Qeverisë.

Mustafa po ashtu theksoi se po punohet në zhvillim të Kosovës.

“Besoj se sivjet do të ndodhë liberalizimi”.