Murati: Shqiptarët e Luginës janë pro bashkimit me Kosovën, do ta dëshmonin edhe në referendum

E publikuar: 24/09/2018 19:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, është përfshirë në debatin e rremë të krijuar kohëve të fundit se shqiptarët e Luginës nuk do ta donin bashkëngjitjen me Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, Murati është shprehur se shqiptarët e Kosovës Lindore janë 100 për qind për bashkim me Kosovën.

Ai ka shtuar se sipas tij përpjekjet mediale të kundërshtarëve të ridefinimit të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, për të shtrembëruar këtë vullnet, janë manipulim i qëllimshëm me opinionin publik.

Ky është postimi i plotë i Muratit në Facebook:

“Shqiptarët e Kosovës Lindore 100% janë për bashkim me Kosovën!

Për një gjë jam i sigurt, rezultati ndër shqiptarët e Kosovës Lindore në çfarëdo referendumi për bashkim me Kosovën do të ishte afër 100% pro bashkimit. Përpjekjet mediale të kundërshtarëve të ridefinimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të shtrembëruar këtë vullnet, janë manipulim i qëllimshëm me opinionin publik”.