MTI në gatishmëri të përgjegjësive institucionale

E publikuar: 08/11/2018 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në takimin e drejtorëve të departamenteve të MTI-së me sekretarin e përgjithshëm, Burim Rreci, ku të pranishëm ishin edhe këshilltarët e ministrit Nysret Vojvoda dhe Enver Hajrullahu, sot u diskutua, përveç punëve të përditshme, edhe rreth koordinimit të veprimeve të këtyre departamenteve, që ndërlidhen me Vendimin e Qeverisë së Kosovës, të propozuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, për vendosjen e masës mbrojtëse 10 për qind për importin e të gjitha produkteve të prodhuara në Republikën e Serbisë dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

MTI dhe ministri Endrit Shala gjithherë në mbështetje dhe fuqizim të bizneseve kosovare.