MPB: Argëtim Asani nuk u vra me 5, por me 14 plumba!

E publikuar: 26/07/2015 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprave penale “vrasje” dhe “armëmbajtje pa leje”, stacioni policor në Strugë ka ngritur kallëzim penal ndaj A.K (23) nga fshati Veleshtë i Strugës.

Dje rreth orës 13.15, i denoncuari në rrugën “Merk Engels” me armë zjarri ka shtënë 14 plumba duke privuar nga jeta Argëtim A. (42) nga Struga.

“Ngjarja ka ndodhur në moment kur tani më i ndjeri ka qenë duke dalë nga një objekt afarist i vendosur në të njëjtën rrugë në Strugë. Në momentin, nga makina e llojit “golf”, ngjyrë argjendi, ka dalë tani më i denoncuari dhe ka shtënë 14 plumba në drejtim të Argëtim A. i cili rrugës për në spitalin në Strugë ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar nga një mjek i repartit kirurgjik në spitalin e përgjithshëm në Strugë”, informojnë nga policia, transmeton SHENJA.

Pas inspektimit në vendngjarje e udhëhequr nga Prokurorë Publik dhe pas ndërmarrjes së masave tjera, zyrtarët policor kanë kontrolluar shtëpinë e tani më të denoncuarit dhe në oborrin e shtëpisë është gjetur makina e llojit “golf’ me targa të Strugës.

Në bagazhin e makinë është gjetur arma me të cilën është kryer vepra, markë “XC” pa plumba.
Arma është dorëzuar për ekspertizë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup.