Mourinho: Fabregas ka qenë i shkëlqyer

E publikuar: 06/04/2015 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho ka mbrojtur nga kritikat mesfushorin Cesc Fabregas, duke thënë se ai ka qenë i shkëlqyer deri tani.

”Për mua, futbolli nuk është vetëm një matematikë. Disa njerëz shkruajnë se Fabregas është duke luajtur më keq, sepse ai nuk jep më shumë asiste si në fillim të sezonit. Por unë mendoj se ai po luan super”. ”Unë gjithmonë besoj se stabiliteti është shumë i rëndësishëm në ekip, dhe në prill ju nuk do të bëni ndryshime të rëndësishme. Këtë herë stabiliteti është më i rëndësishëm”, deklaroi portugezi./veqsport.com/