Motra godet Meghan Markle: Princ Harry duhej të ishte martuar me dikë tjetër

E publikuar: 09/07/2018 18:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me anë të një postimi në Twitter, Samantha e ka etiketuar Dukeshën e Sussex si ‘Dukesha e Nonsense” dhe se princeshë Diana do ndihej e turpëruar nëse do ishte gjallë.

Ajo gjithashtu akuzoi Princin Harry se u përul para gruas së tij të re dhe e emëroi atë një njeri të dobët.

“Harry është një njeri i dobët që lejoi Dukeshën e Nonsense të nëpërkëmbë njerëzit që e rrethojnë, sidomos familjen e saj”, shkruan Samantha.

Meghan dhe gjysmë-motra e saj Samantha nuk kanë folur për vite. Kjo e fundit gjithmonë e ka kritikuar aktoren.