Mos ia mësyni Ulqinit, koronavirusi është rikthyer atje

E publikuar: 19/06/2020 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koronavirusi është rikthyer në Mal të Zi, pasi në ditët e fundit janë regjistruar të prekur me koronavirus. Madje të premten shifra ishte goxha e lartë për standardin e këtij vendi. Janë konfirmuar 18 raste me COVID-19.

Janë analizuar të premten 259 mostra që kanë dhënë 18 raste të reja. 13 raste janë në Rozhajë, dy në Podgoricë dhe nga një në Ulqin, Tivar dhe në Cetinje, ka njoftuar Radio Televizioni i Malit të Zi.

“13 raste janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë. Për tri raste ka të dhëna që tregojnë në importim nga Shqipëria dhe Serbia, ndërsa për dy po gjurmohet për burimin e infektimit”, ka njoftuar Instituti për Shëndetësi Publike i Malit të Zi.

Në Mal të Zi aktualisht janë 31 raste aktive. Ulqini e Tivari kanë vetëm rastet e konfirmuara të premten.

Të premten Mali i Zi ka njoftuar se qytetarët e Kosovës prej të hënës mund të futen në këtë vend vetëm duke prezantuar testin me rezultat negativ për COVID-19. Aktualisht kjo masë nuk është në fuqi./GS/