'Mos e bëftë pikën e ajrit', Kush e mërziti Ijen në dasmën e Bes Kallaku

E publikuar: 15/10/2017 01:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dasma e tij dhe Xhensilës ka qenë një nga dasmat më të komentuara VIP, por një nga momentet më gazmore të dasmës Besi e ka treguar sot.

“Unë do shkoja në dasmë me makinë me Ijen. Xhensila do vinte me karrocë. Sa hyra në Pallatin e Brigadave, një nga kolegët e mi më tha: “Ta jap zarfin tani se aty do jetë rrëmujë”.

Unë e futa zarfin në xhep. Mua tani më punonte mendja në 100 gjëra, këtej isha duke folur në telefon ndërsa Ija gjatë gjithë kohës insistonte. “Hë moj Ije çfarë do”, i thashë.

“Hape njëherë zarfin ta shohim sa ka hedhur”, tha Ija”, tregoi Besi, ç’ka bëri që e gjithë salla të plaste në të qeshura.

“Nuk më la rehat derisa e hapa. Ja dhashë ta hapte vetë. E hapi dhe tha: “Mos e bëftë pikën e hajrit”, tregoi Besi duke qeshur.