Morata vazhdon me formë të lartë, kalon Chelsean në epërsi (Video)

E publikuar: 23/09/2017 16:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alvaro Morata ka vazhduar me formë të lartë me fanellën e Chelseat.

Sulmuesi spanjoll ka kaluar londinezët në epërsi vetëm pas dy minutave lojë.

Ish-anëtari i Real Madrid pranoi një top dhe doli përballë portierit vendas duke e mposhtur për 0-1.

Me epërsinë e hershme të krijuar, Chelsea e ka më të lehtë marrjen e tri pikëve nga Stoke.

Goli ndaj Stoke City, ishte i katërti këtë sezon për Moratan. /Telegrafi/