Montolivo lëndohet në kofshë

E publikuar: 21/09/2017 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani ka konfirmuar se është lënduar mesfushori, Riccardo Montolivo.

Ai pësoi një dëmtim në ndeshjen e fundit, prej ku i është nënshtruar testeve.

Dëmtimi që e ka pësuar është në pjesën e kofshës së djathtë dhe do të duhet që të monitorohet brenda disa ditësh.

“Milani ka konfirmuar se Riccardo Montolivo i është nënshtruar testeve ashtu siç ishte planifikuar, e që ka nxjerrë një dëmtim në kofshën e djathtë. Lojtari do të monitorohet për disa ditë”, shkruan në komunikatën e Milanit.

32 vjeçari ka bërë vetëm dy paraqitje në Serie A këtë sezon dhe pritet që të mungojë në udhëtimin e Milanit te Sampdoria këtë të dielë.

Montolivo ka luajtur vetëm dy ndeshje këtë sezon.

Milani ka vetëm një humbje këtë sezon në Serie A. /Telegrafi/