Momenti historik i Majlinda Kelmendit solli triumf botëror nga krijuesit e BONEVET

E publikuar: 27/09/2016 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me çka mund të krahasohet suksesi i një krijuesi të BONEVET-it? Angazhimi, kreativiteti, bashkëpunimi apo zhvillimi mendimit kritik? Një përkushtim i jashtëzakonshëm me sfidën BitOlympics këtë radhë,solli triumf të radhës botëror nga të rinjtë e hapësirës krijuese BONEVET.

Duke ngërthyer në vete pasionin që këta të rinj kanë për fushën e teknologjisë, përmes qarqeve elektronike shumëngjyrëshe realizuan një projekt të radhës triumfues që u arrit të zgjidhet fitimtare midis 170 aplikantëve nëpër botë; përkatësisht sfidës me më së shumti pjesëmarrës deri më tani.
Mirëpo, secili prej nesh dëshiron të di hapat se si këta të rinj kurioz arritën tek ideja brilante e lojërave olimpike.

Kohëve të fundit të gjithë kemi përcjellur me entuziazëm lojërat olimpike që u zhvilluan këtë vit ku për Kosovën ishte hera e parë që u bë pjesë dhe fitorja historike në xhudo e kampiones tonë ndërkombëtare Majlinda Kelmendi

 Ky moment historik krijuesve tanë i frymëzoi me idenë që edhe teknologjia është pjesë e jona. Duke përdorur këto qarqe elektronike shumëngjyrëshe, në shprehjen e kreativitetit përmes letrave , kartonëve dhe ngjyrave na mahnitën me këtë projekt inspirues.

Mënyra e shtrirjes së idesë dhe adaptimi elegant e një lojë ekzistuese siç janë Lojërat Olimipike krijuesit e rinj treguan pasionin e tyre me përshtatjen mbresëlënëse të sportit dhe teknologjisë.

Krijimi i projektit BitOlympics me një kreativitet të jashtëzakonshëm, këmbëngulje dhe me atmosferën shoqërore u cilësua një vendim i vështirë edhe për jurinë, mirëpo jehona e kampionëve tonë prapë ishte vendimtare.

Komuniteti i krijuesve BONEVETakoma mirëpret krijues të rinjë për të krijuar dhe ndërtuar gjëra të mahnitshme përmes teknologjisë, të cilët mund të bëhen pjesë e garave të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

 Vlen të theksohet se littleBits është përzgjedh ndër “50 Smartest Companies 2016” MIT dhe BONEVET është pjesë e këtij komuniteti.

Shfaqe kreativitetin dhe sfido veten në fushën e teknologjisë!

14362603_539115866299494_3612395538011455219_o

14379887_539116256299455_6815815176623777068_o

14425386_539115569632857_3605034127080725604_o