Modric e këshillon Balen që të kthehet në Ligën Premier

E publikuar: 17/09/2017 00:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli kroat i Real Madridit, Luka Modric i ka thënë Gareth Balet të marrë në konsideratë një kthim të tij në Ligën Premier.

Dyshja e Mbretërve janë shokë të ngushtë në sajë të kohës së tyre me Tottenhamin, me miqësinë e tyre që po vazhdojnë edhe në Spanjë.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Balet i është thënë nga Modrici se ndoshta një lëvizje për në Manchester United është ideja e duhur për ringjalljen e karrierës së tij.

Jose Mourinho është i etur, por nuk ishte në gjendje të përmbyllte një marrëveshje për transferimin e 28-vjeçarit nga Uellsi.

Por, këshilla e Modricit për të mund të jetë e rëndësishme për të ardhmen e anësorit pasi marrëdhënie e tij e mirë me Bale mund të ndikoj pasi ai supozohet se është i vetëdijshëm se sa shoku i tij po lufton në Spanjë për minuta të rregullt. /Telegrafi/

Modric dhe Bale janë shokë shumë të mirë