Modeli më i lirë i Galaxy Note 9 do të kushtojë mbi 1,000 dollarë

E publikuar: 04/08/2018 05:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Flagshipi i dytë i këtij viti nga Samsung së bashku me risitë do të sjellë edhe lajme të këqija. Galaxy Note 9 jo që nuk do të jetë më i lirë se paraardhësi, por madje më i shtrenjtë.

Nëse jeni në kërkim dhe pritje të telefonit Android më të mirë nga Samung, atëherë filloni e kurseni sepse do tu duhet të paguani 1,000 dollarë për të.

Telefoni i cili do të debutojë më 9 Gusht në një aktivitet i parashikuar të mbahet në Nju Jork, sipas një raporti të BGR do të kushtojë të paktën 1,055 dollarë për modelin me 128GB memorie dhe 1250 dollarë për modelin 512GB.

Këto çmime të pakonfirmuara u shfaqen në faqen zyrtare të Samsung në Malajzi. Ende të paguash 1,000 dollarë për një telefon, është e vështirë për kapërdihet.

Kjo sepse në treg ka mjaft telefonë me cilësi premium që kushtojnë më pak. Madje Apple pritet të prezantojë një telefon të ri këtë vit me ekran LCD 6.1-inç që do të kushtojë 700 deri në 800 dollarë.

Por konkurrenti i Apple për Note 9, modeli 6.5-inç iPhone X Plus i spekuluar do të kushtojë po aq sa telefoni i Samsung.

Huawei P20 Pro është një opsion solid i cili kushton 800 dollarë e madje as telefoni revolucionar Oppo Find X nuk kushton sa modeli më i shtrenjtë i Note 9. /PCWorld Albanian