Mjeku Pipero: Nuk dua të hap panik por të gjithë mund të jemi të infektuar

E publikuar: 16/03/2020 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për shkak të urdhrit të qeverisë që studiot televizive nuk mund të kenë më shumë se një person në studio, Open kishte të ftuar vetëm mjekun Pëllumb Pipero në studio.

Ai u shpreh se nuk dëshiron që të hap panik, por gjithsecili nga ne mund të jetë i infektuar, pavarësisht nëse kanë shenja apo jo.

Pëllumb Pipero:

Nuk dua të panikos. Potencialisht gjithsecili nga ne mund të jetë i infektuar, pavarësisht nëse kanë shenja apo jo.

Qytetarët duhet të zbatojnë këshillat, nuk duhet të shohin shifrat. Asnjë nuk duhet që të vijë në spital.