Mjeku i hoqi nga veshi kapakun e stilolapsit, që i kishte ngecur para shumë vitesh (Video)

E publikuar: 20/04/2018 17:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Neel Naithatha nga Laincestershire e Anglisë, ia ka haqur nga veshi një pacienti të paemëruar, kapakun e stilolapsit që i kishte ngecur brenda para shumë vitesh.

Filmimi i postuar më poshtë, e tregon momentin e pa pritshëm, kur prej dyllit del një objekt, që fillimisht nuk dihet se çfarë është, transmeton Telegrafi.

“E tëra që kujtonte, ishte se para një kohe e kishte kruar veshin me stilolaps dhe mund t’i ketë mbetur kapaku brenda”, ka shpjeguar Naithatha.

Sipas specialistit të veshëve, kjo nuk i ka penguar në dëgjim, por ka mundur t’i shkaktonte dhimbje të lehta, derisa nuk ka lëvizur, për t’ia bërë dhimbjen e padurueshme. /Telegrafi/