Miratohet vendimi për emërimin e bordeve të kompanive rajonale të ujësjellësit

E publikuar: 18/06/2019 15:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen që është duke e zhvilluar, ka miratuar propozim vendimin për emërimin e anëtarëve të bordeve të kompanive të ujësjellësit rajonal.

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për emërimin e drejtorëve në Bordin e Ndërmarrjes Publike, “Posta e Kosovës Sh.A”.

Po ashtu në këtë mbledhje është miratuar edhe propozim vendimi për emërimin e drejtorëve në Bordin e Kompanisë Rajonale Ujësjellësit “Prishtina Sh. A”, raporton lajmi.net.

“Janë përfunduar të gjithë procedurat dhe i është kërkuar Qeverisë që të propozojë listën për kandidatë”, ka thënë Haradinaj.

Në mbledhje janë miratuar edhe vendimi për emërimin e Bordit Rajonale Ujësjellësi “Hidrodrini Sh. A”, Kompanisë Rajonale te Ujitjes “Drini i Bardhë Sh.A” në Pejë, Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica Sh.A”, Kompanisë Rajonale të ujitjes Radoniqi- “Dukagjini Sh.A”, Gjakovë.