Ministri Mustafa po merr pejsë nëtakimin ministror në Brindizi të Italisë

E publikuar: 30/10/2018 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

NëBrindizi të Italisë po mbahet konferenca ministrore me temë: “Lufta kundër krimeve të rënda në Ballkanin Perëndimor”. Kjo konferencë organizohet në kuadër të projektit “IPA 2017”.
Në këtë konferencë po merr pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policicë së Kosovës, z. Rashit Qalaj.
Me këtë rast ministri Mustafa tha se Republika e Kosovës është falënderuese për mbështetjen e ministrisë së brendshme të Italisë në forcimin e kapaciteteve të agjencive të zbatimit të ligjit në Kosovës, përavancimine bashkëpunimit ndër-shtetëror në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor në parandalimin dhe luftimin e formave të ndryshime të krimit të organizuar dhe terrorizmit.
“Projekti i mëparshëm i udhëhequr nga ministria e brendshme e Republikës së Italisë, por edhe ky aktual kanë treguar rezultate konkrete. Policia e Kosovës ka përfituar mbështetje në katër (4) raste të përbashkëta të hetimeve në mes të shteteve të Ballkanit perëndimor dhe shteteve të BE-së”-tha ministri Mustafa.
Gjithashtu ministri Mustafa vuri në dukje se Republika e Kosovës ka filluar me programet e de-radikalizmit në burgje dhe një numër i të burgosurve janë pjesë e programit.
“Për të qenë partner të barabartë me të gjitha vendet e BE-së, për të bashkëpunuar në shkëmbimin e informatave për luftimin e krimit të organizuar transnacional, është imediate anëtarësimi i Republikës së Kosovës në organizatatbotërore të sigurisë”-, theksoi ministri Mustafa.
Gjatë kësaj vizite në Itali, ministri Mustafa zhvilloi një takim bilateral me zëvendësministrin e Brendshëm të Republikës së Italisë, z. NicolaMolteni,ku u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke ndërmarrë masa për të siguruar zbatim të mirëfilltë të liberalizimit të vizave dhe parandalim të abuzimeve të mundshme të lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Në këtë drejtim kemi filluar fushatën gjithëpërfshirëse vetëdijësuese për parandalimin e migrimit dhe informimin e qytetarëve lidhur me te drejtat dhe obligimet nga lëvizja e lire pa viza”, theksoi ministri Mustafa gjatë takimit.
Të dy bashkëbiseduesit theksuan se do të vazhdojnë intensifikimine bashkëpunimit të mirë mes dy vendeve në luftimin e të gjitha llojeve të krimit./Infosot/