Ministri i Arsimit: E kemi suspenduar Igballe Cakajn, po presim vendimin final të Komisionit

E publikuar: 30/06/2018 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka konfirmuar për Express se ndaj Igballe Cakollit është marrë masa e supsendimit menjëherë pasi është njoftuar për dyshime se ka vjedhur diçka në një lokal në Bruksel të Belgjikës. Ka thënë se tash po e pret vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor.
“Masa e menjëhershme që është marrë ka qenë suspendimi. Presim informata shtesë dhe tutje sipas procedurave do të jetë Komisioni Disiplinor që do të marrë vendim përfundimtar”, ka thënë Bytyqi, në një përgjigje me shkrim, për Gazetën Express.

Merret vesh se Igballe Cakaj në një qendër tregtare kishte hyrë për të blerë rroba, një pjesë të së cilave e kishte paguar, por pjesën tjetër dyshohet se e kishte fshehur në çantë.

Gjatë asaj kohe, Cakaj ishte përcjellë vazhdimisht nga sigurimi i dyqanit dhe gjithçka është kapur gjithashtu nga kamerat e sigurisë.

Sigurimi mësohet se kishte pritur, derisa zyrtarja kosovare ka provuar të dalë nga dyqani me rrobat e vjedhura dhe e kanë ndaluar duke ia marrë ato.

Sigurimi më pas kishte ftuar Policinë e cila e kishte intervistuar zyrtaren e MASHT-it, e cila më pas është liruar dhe i ishte ribashkuar delegacionit.

Për më tepër, delegacioni mësohet të ishte alarmuar dhe kishte filluar ta kërkojë atë, pasi nuk kishin pasur informacione për një kohë se ku ndodhej ajo.

Së pari për këtë zyrtare ka raportuar KTV’ja, e cila ka shkruar se e njëjta zyrtare ishte ndalur edhe nga policia belge.