Mimoza Shahini viziton bizneset në Shtime, premton t’i shtrojë në Kuvend kërkesat e tyre

E publikuar: 28/01/2021 08:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Mimoza Shahini, së bashku me kryeministrin Avdullah Hoti, kanë vizituar kompaninë “Doni Fruits” në Shtime.

Në një postim në faqen e saj në Facebook, Shahini ka thënë se si deputete e ardhshme do të angazhohet maksimalisht për të çuar përpara çështjet të cilat bizneset i kanë si kërkesa.

“Drejtuesit e Doni Fruits ngriten çeshtjen e TVSH-se e cila e rendone konsumatorin si dhe humbjet produkteve bujqesore qe lidhen me kete biznes”, ka shkruar Shahini.

“Njekohesisht ata kerkuan mbeshtetjen nga Qeveria te grumbulluesve te produkteve bujqesore per te ngritur cilesine ne ruajtjen e tyre”.

“Unë si deputete ne parlamentin e ardhshem do te angazhohem qe keto çeshtje te adresohen”, ka theksuar ajo.

Shahini mban numrin 42 në listën e LDK-së.