Milani triumfon ndaj Genoas në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e parë

E publikuar: 01/11/2018 06:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milani e ka mposhtur Genoan me rezultat 2-1 në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e parë në Serie A.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e katërt të takimit, kur Suso shënoi falë asistimit nga Hakan Calhanoglu. Me epërsi minimale të vendasve, skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, rezultati u barazua me autogolin e Alessio Romagnolit të shënuar në minutën e 56-të.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte baras, Alessio Romagnoli e përmirësoi gabimin e tij duke e shënuar golin e fitores (90’+1).

Me këtë fitore, Milani është ngritur në kuotën e 18 pikëve dhe mban vendin e pestë në tabelë, aq sa ka edhe Lazio një pozitë më lartë.

Për Genoan, kjo ishte humbja e katërt në dhjetë ndeshjet e para dhe pozicionohet në vend të 11-të në tabelë.

Udinese është kundërshtari i radhës i Milanit, ndërsa Genoa luan kundër Interit. /Telegrafi/