Milani sezonin e ardhshëm do të drejtohet prej Maurizio Sarrit

E publikuar: 20/01/2018 10:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milan dëshiron të nisë një epokë të re me trajnerin aktual të Napolit, Maurizio Sarrin.

Sipas gazetës italiane, Tuttosport, klubi e sheh Gennaro Gattuson si vetëm një zgjidhje e përkohshme pas shkarkimit të Vincenzo Montellas.

Tashmë janë planifikuar edhe blerjet e disa lojtarëve për formacionin e ri që do ta drejtoj Sarri.

Maurizo Sarri dhe Elseid Hysaj 

Sigurisht që nuk është hera e parë që trajneri italian po përmendet pasi që Sarri ishte shumë pranë marrjes së punës së Milanit kur Silvio Berluskoni ishte ende në krye të klubit.

Sarri aktualisht ka një kontratë me Napolin që përfshin një klauzolë lirimi me vlerë prej tetë milionë eurove.

Tuttosport sugjeron se Milani mund t’i ofrojë atij një marrëveshje me vlerë 3.5 milionë euro për sezon, rreth dyfishi i pagës së tij aktuale.

Ndryshe, strategu 59-vjeçar është ndër të pakët që ushtrojnë zejen e trajnerit duke mos qenë në të kaluarën futbollist. /Telegrafi/