Milani rivalizon Romën dhe Barçën për Christensenin

E publikuar: 15/12/2018 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Andreas Christensen është duke kaluar ditët e tij të fundit si futbollist i Chelseat.

Mbrojtësi danez ka pasur hapësirat e limituara që nga ardhja e Sarrit dhe ka kohë që kërkon largimin.

22-vjeçari nuk do të qëndrojë më gjatë se në janar në bankën rezervë pasi pritet të ndryshojë skuadër.

Barcelona ka qenë skuadra që ka shprehur interesim ditë më parë për ta transferuar atë në Camp Nou.

Por së fundmi garës iu ka bashkuar edhe gjiganti italian Milan, që është në kërkim të një qendërmbrojtësi.

Andreas Christensen. (Photo by Stu Forster/Getty Images)

Rossonerët janë duke biseduar me Chelsean për Cesc Frabregasin, ndërsa tani po kërkojnë edhe shërbimet e danezit.

Për ta bindur Chelsean të heqë dorë nga talenti i tyre, Milan ka gati 25 milionë euro.

Por Rossonerët duhet të kenë kujdes edhe nga Roma që gjithashtu është interesuar për qendërmbrojtësin.

Roma dhe Chelsea mund të arrijnë një marrëveshje për shkëmbimin Christensen – Under, si dhe në arkat e klubit italian të shkojnë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/