Milani publikon listën për ndeshjen me Juven, kthehet Lucas Biglia

E publikuar: 08/05/2018 20:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milanit i është kthyer nga lëndimi mesfushori Lucas Biglia për ndeshjen finale të Kupës së Italisë ndaj Juventusit.

Argjentinasi është rikuperuar për këtë ndeshje, ndërsa nuk ka luajtur që nga prilli.

Gennaro Gattuso e ka publikuar skuadrën e plotë prej 25 lojtarësh.

Milani që ka investuar shumë në verë e ka rastin e vetëm që të fitojë diçka, duke e bërë për vete Kupën.

Gatusso pritet të startojë me skuadrën më të mirë, pasi është i kompletuar.

Sulmit pritet të udhëhiqet nga Suso, Kalinic dhe Calhanoglu. /Telegrafi/  


Milan: G. Donnarumma, Storari, A. Donnarumma, Abate, Antonelli, Bonucci, Calabria, Gomez, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli, Zapata, Biglia, Bonaventura, Calhanoglu, Kessié, Locatelli, Mauri, Montolivo, Torrasi, Borini, Cutrone, Kalinic, Silva, Suso.